“Lëshoja Zanin”, është albumi më i ri i publikuar nga Ylli Limani.
Albumi është një “EP” i cili përbehet nga pesë këngë të cilat janë: “Gënjeshtare”, “Qaj”, “Vonë”, “Çka Nëse” si dhe “Lëshoja Zanin”.
Kësaj here Limani erdhi me këngë solo dhe siç ka zbuluar më herët, frymëzimin e ka marrë nga një histori e shkuar dashurie.
Kujtojmë se projekti i fundit i Yllit është bashkëpunimi me Ermal Fejzullahin, i cili po ashtu është pritur mjaft mirë nga publiku.