I dha fund me aktorin turk! Moderatorja e sportit “kapet mat” me futbollistin e njohur (FOTO LAJM)

Moderatorja e njohur e sportit, Diletta Leotta, duket se e ka hedhur pas krahëve romancën e saj me aktorin e famshëm turk, Can Yaman.

Teksa fansat e tyre po prisnin që ata të merrnin hapa të rëndësishëm për lidhjen e tyre, Diletta dhe Can zbuluan në gusht të këtij viti se ishin ndarë.

Tashmë bukuroshja bionde është në një lidhje të re dhe në krah të saj ka Loris Karius. Çifti është fotografuar së fundmi duke u puthur në një restorant të famshëm luksoz në Milano.

Të dy ishin takuar vetëm pak javë më parë në Londër në një darkë me miq të përbashkët. Një ditë më vonë, Karius kishte fluturuar në Itali për ta takuar Diletta-n, gazetaren më seksi për shumë njerëz.

Ish-portieri i Liverpoolit aktualisht është pjesë e Newcastle, por që ende s’e ka patur mundësinë e debutimit.