Dua Lipa, po shijon romancën e re me regjisorin, Romain Gavras.
Dua u pa duke u përqafuar me regjisorin, 41-vjeç, në prapaskenë në shfaqjen e Saint Laurent në Javën e Modës në Paris. Ata u fotografuan më vonë të kapur për dore teksa po largoheshin nga evenimenti.
“Ata nuk mund t’i mbanin duart larg njëri-tjetrit”, tha një burim, shkruan “The Sun”.
Romain disa vite më parë ka qenë në lidhje me këngëtaren tjetër shqiptare, Rita Ora, 32-vjeçe. Dua nga ana tjetër ishte në lidhje me modelin Anwar Hadid për më shumë se dy vjet.
Ish-çifti kujtojmë se ndanë rrugët me njëri-tjetrin në fund të vitit 2021.