Sot është një ditë e veçantë për Klea Hutën dhe Elgit Dodën, pasi djali i tyre Kridi, feston ditëlindjen.
Sigurisht që nuk kishte si të mungonte urimi i ngrohtë nga mami Klea, e cila nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagrami-t ka ndarë një sërë fotografish me momente nga dasma, shoqëruar me një urim nga fjalët më të bukura.
“Gjysma ime, mbretërofsh dritën dhe mirësitë e kësaj bote. E di që do ta bësh sepse ti je drita dhe mirësia e Zotit.
Qofsh i bekuar @kriddoda mami jo vetëm të do por se kam gjetur akoma atë fjalë që ndjej për ty.
Eshtë ditë e shënjuar thellë në kujtesën time. Ditë të cilat vazhdojnë dhe e ushqejnë shpirtin tim sa herë që e sjell ndërmend. Nuk e besoj që kaloi një vit nga ajo natë magjike. Do të doja të jetoja atje përgjithmonë…“-shkruan Klea.