Khloe Kardashian ka folur për lidhjen me djalin e saj, Tatum, që mesa duket nuk është ende shumë e ngushtë.
Ajo e mirëpriti djalin me Tristan Thompson nëpërmjet një surrogate verën e kaluar dhe thotë se lidhja e saj me të voglin ndryshon nga ajo me vajzën e tyre True, 5 vjeç.
“Kur e krahason, mes True dhe atij, është një përvojë shumë e ndryshme”, i tha Khloe mamasë Kris Jenner gjatë episodit të 8 qershorit të ‘The Kardashians’. “Ashtu si lidhja që kam me të dy.”
Siç shpjegoi Khloe, ajo ishte ende duke u përshtatur me jetën si nënë e dy fëmijëve.
“Ashtu si me True, m’u deshën disa ditë që të thosha: “Mirë, kjo është vajza ime”– por kjo zgjati thjesht disa ditë. Por me djalin, më janë dashur muaj të tërë. Unë e dua atë dhe i dua fëmijët, por definitivisht nuk e kam ende atë lidhjen e plotë. Por shumë thonë se duhet kohë.”
Kris nuk mund të pajtohej me deklaratën e saj, duke theksuar se: “Mendoj se ti ke kaluar shumë gjëra. Emocionet e tua shpenzohen duke u përpjekur të merresh me traumën dhe të gjitha gjërat që ke kaluar, dhe mendoj se duhet ta mbash mend këtë. Dua të them, duhet t’i japësh vetes pak merita.”
Khloe nga ana tjetër tha se ndihet fajtore për çka po ndodh.
“Ndihem keq…Jo keq, ndonjëherë ndihem fajtor. Pse nuk është njësoj? Por e di që do të jetë dhe e di që nuk e trajtoj ndryshe, thjesht pyes veten ndonjëherë.”
Khloe gjithashtu foli mbi pritjen e djalit nga një nënë surrogate gjatë premierës së sezonit 3 të serialit Hulu, duke treguar se ajo ishte në një “gjendje shoku nga e gjithë përvoja në përgjithësi”.