Hyseni rrëfen për herë të parë: Kisha siklet kur shihja Alvisën me të tjerë (FOTO LAJM)

Hysen Ramaj, ish-konkurrenti i Për’puthen u prezantua dhe si ish-i dashuri i Alvisës. I ftuar te Shqipëria Live ai hodhi poshtë gjithë aludimet se ata kanë diçka bashkë.

“Kemi 6 muaj që i kemi ndërprerë kontaktet“,- tregoi ai.

Gjithashtu Hyseni u pyet për faktin se si ishte të jesh në një emision për të gjetur dashurinë me ish-të dashurën.

“Në fillim nuk e mendoja se do ishte e vështirë, por realisht në disa momente e kam ndjerë veten shumë në siklet sa thashë, po unë ç’dua që erdha këtu. Sikleti më i madh ishte kur ajo bënte takime me djemtë dhe ishte një afrimitet shumë i tepërt. “,- rrëfeu ai.

Hyseni tregoi dhe se si i sheh Alvisën me Bashkimin.

“Hyrjet e reja do i trazojnë shumë ujërat dhe ata dy nuk kanë për të qenë bashkë. Duke njohur pak Bashkimin, pastaj dhe Alvisën janë të dy që mbajnë shumë mëri e inat. Do marrin një tjetër drejtim nga hyrjet e reja, besoj unë. Do dali me ndonjë nga djemtë dhe Bashkimi do mërzitet”,- tha ai.

Kujtojmë se gjesti human i Hysenit i surprizoi të gjithë në “Për’puthen” teksa i dhuroi njërën prej makinave të tij, Nikut. Kjo dhuratë erdhi pasi ai dëgjoi historinë e trishtë të jetës së tij, që për shkak të një aksidenti ka humbur njërën këmbë. Ndërkohë, rrjeti po zien nga thashethemet se në fakt kjo makinë dikur ishte e Alvisës.

Hyseni reagoi duke mohuar çdo aludim. “Jo nuk është e vërtetë. Ajo ka qenë makina ime dhe Alvisa thjesht e ka përdorur disa herë.”,- shkroi ai.


Shtuar 31.10.2021 11:28