Pas historisë tronditëse që u transmetua të shtunën në “Përputhen Prime”, ka reaguar edhe Edi, një nga ish-konkurrentët. Përmes disa videosh në Instagram, ai tregoi se e ka mbrojtur Alvisen kur Hyseni e ka kapur me dhunë në prapaskenë.
Edi tregon se ngjarja ndodhi pas puntatës kur Hyseni u prezantua. Më tej Alvisa ka dalë nga studio dhe sipas tij, Hyseni e ka kapur me forcë.
Edi i ka dalë në mbrojtje dhe tregon sesi ndodhi situata.
“Unë e kam mbrojt Alvisën kur e ka kap ai me dhunë në prapaskenë. Kur erdhi në fillim, sapo dolëm nga studio, ai e kapi me dhunë, përdori dhunë ndaj saj, e kapa e shtyva dhe i thashë femra nuk preket. Hyseni vetë e di çfarë i kam bërë në prapaskenë. Kur e kapi Alvisën me forcë, ia hoqa dorën dhe më tha kush je ti, largohu. E kapa, e shtyva 3 metra tutje”, tregon Edi.