Hyseni e akuzoi Alvisën se e tradhtoi me të, çfarë qëndrimi po mban Bashkimi (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e djeshme pasi Hyseni tregoi se ka përgjuar dhe inçizuar fshehtas ish të dashurën e tij, ai gjithashtu e akuzoi se kanë qenë të lidhur gjatë programit ku ajo e ka tradhtuar me Bashkimin. Alvisa më pas zbuloi se ish i dashuri, Hysen Rama, ka ushtruar dhunë fizike, kërcënim dhe përndjekje.

“Ai mashkull çfarë nuk më ka bërë mua! E kam lumtur me shpirt të largohej nga jeta ime! Vetëm shpirti im e di çfarë ka hequr! Më ka dhunuar fizikisht, më ka kërcënuar”, u shpreh ajo.

Konkurrentes i ka dalë në mbrojtje Bashkimi, i cili ka publikuar një foto pranë saj në rrjete sociale. “Çfarëdo që të ndodhë, nuk je vetëm. Drejtësia fiton”, ka shkruar ai.


Shtuar 7.11.2021 13:42