Pesë vjet më parë, Doechii, një artiste e re në atë kohë që po përpiqej të ndërtonte karrierën e saj, postoi një video në kanalin e saj personal në YouTube, në të cilën zbuloi se sapo ishte pushuar nga puna. Ajo foli sinqerisht për zhgënjimin dhe pasigurinë që po përjetonte, duke deklaruar në të njëjtën kohë vendosmërinë për të ndjekur pasionin e saj për muzikën. Dhe pikërisht këtë bëri.
Sot kjo video është bërë virale, teksa Doechii feston fitimin e Grammy. Interneti po e admiron përparimin e saj mbresëlënës, me përdoruesit që rishikojnë klipin duke komentuar se sa larg ka arritur.