Dua Lipa do të performojë në Pula Arena të Kroacisë në qershor

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, do të performojë në Pula Arena më 8 dhe 9 qershor.

Pula Arena do të presë disa emra të tjerë të mëdhenj të muzikës këtë vit si: Dua Lipa, Avril Lavigne, Simple Minds dhe Lenny Kravitz.

Ajo është autore e hitit “New Rules”, “Levitating”, “One Kiss” dhe e së fundmi “Dance The Night”, e cila është kolona zanore e filmit të famshëm “Barbie” dhe këngës së fundit “Houdini” që ajo bëri me Tame Impala.

Dua Lipa

Ajo është fituese e disa çmimeve kryesore, duke përfshirë tre ‘Grammy’.


Shtuar 25.01.2024 18:35