Hidhet shorti, kur do të performojë këngëtarja Albina Kelmendi në Eurovision

Eurovizioni i këtij viti në Liverpool do të ketë sloganin “United by Music”, me veprat e tij artistike që tregojnë zemrat që rrahin së bashku.

Veprimtaria e sivjetme do të mbahet në Liverpool të Britanisë së Madhe, sepse është shumë e rrezikshme që organizimi të bëhet në Ukrainë, e cila fitoi në vitin 2022.

Këngëtarja Albina Kelmendi do të performojë këngën “Duje” në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision më 11 maj.

Përzgjedhja e këngëtares nga Kosova për të kënduar në natën e dytë gjysmëfinale u bë gjatë shortit që u mbajt mbrëmjen e së martës.

Shqipëria do të jetë në gjysmëfinale me Armeninë, Qipron, Danimarkën, Estonin, Greqinë, Islandën, Rumaninë, Australinë, Austrinë, Gjeorgjinë, Lituaninë, Poloninë, San Marinon dhe Slloveninë.

Eurovisioni do të mbahet më 9, 11 dhe 13 maj, në Liverpool.