“Hera e parë që kam emocione”, Luizi merr nënën në koncert: Çuna mos ma ngacmoni (VIDEO)

Përpos Kiarës, duket se Luizin tani e tutje do ta shoqërojë edhe një grua tjetër nëpër koncertet e tij. Dhe bëhet fjalë për as më pak e as më shumë se nënën e tij.

Kjo e fundit, mbrëmjen e djeshme e ka ndjekur për herë të parë nga afër djalin e saj, duke performuar në një nga klubet e kryeqytetit.

Në një fjalim të shkurtër para publikut, Luizi u shpreh se ndihej tepër i emocionuar dhe shkak për këtë ishte pikërisht nëna e tij.

“Mirëmbrëma. Sonte është hera e parë që kam emocione, pasi për herë të parë kam sjell nënën me duart e mia, në këtë koncert,” shprehet Luizi.

Ai gjithashtu nuk ka lënë pa i shtuar kësaj situate, disa nota humori, duke thënë: “Çuna mos ma ngacmoni”, duke shkaktuar kështu të qeshura në publik.


Shtuar 7.08.2023 10:17