Heidi zbulon konkurrentin që do të fitojë “Big Brother Vip”

Heidi Baci, mendon se i dashuri i saj Romeo Veshaj, do të jetë fituesi i “Big Brother Vip”.

Gjatë një bisede me Egla Cenon dhe Julian Dedën, ky i fundit e pyeti konkurrenten mes saj dhe aktores kush mund të jetë fituesi, ndërsa Heidi tha: “Unë”.

“Je e pasinqertë o Bac. Ke thënë ndryshe më parë”, – iu drejtua Juli, teksa Heidi u shpreh se ka thënë që Egla është lojtare e fortë, por kohët e fundit ajo ka luajtur më shumë.

Pjesë nga biseda:

Juli:Kush e fiton ‘Big Brotherin’ Bac”?

Heidi: “Romeo”.

Juli:Në raport me këtë (Egla)po të pyes”.

Heidi:Unë”.

Juli:Ti ke dhënë më shumë se kjo (Egla) në këtë shtëpi”?

Heidi:Mendoj që po”.

Juli:Je e pasinqertë o Bac”.

Heidi:Pse”?

Juli:Sepse e ke thënë ndryshe pak kohë më parë”.

Heidi:Unë kam thënë që Egla është lojtare shumë e fortë. Por në gjërta e fundit mendoj veten. Nuk dua të jem fodulle prandaj s’më pëlqejnë këto pyetjet. Nëse koncepti bazohet në llogjikën tënde, ke të drejtë je ti më i forti”.


Shtuar 19.05.2024 15:24