“Gratë e ish-burrave të mi”, Rudina Dembacaj thumbon keq Arbana Osmanin (FOTO LAJM)

Moderatorja dhe aktorja Rudina Dembacaj ka realizuar së fundmi një Stand Up Comedy. Mes të tjerash ajo ka diskutuar temën e martesës.

Rudina ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, sepse një deklaratë e saj është parë si thumb për moderatoren Arbana Osmani.

“Meqë ra fjala, nuk e di pse gratë e ish-burrave të mi më kanë inat, e kam seriozisht”, është shprehur ajo.

Kujtojmë se para shumë vitesh, Rudina Dembacaj ka qenë partnerja e Eduart Grishajt, i cili sot po shijon historinë e dashurisë me Arbana Osmanin.


Shtuar 26.12.2021 12:30