Pronarët e një gomari “të vetmuar” po kërkojnë një shoqërues të ri për të në kohën e Shën Valentinit, pasi shoku i tij më i mirë, një dhi, ngordhi. Gomari, i quajtur Harold, mbeti i vetmuar në Bitteswell, Leicestershire, pas vdekjes së shokut të tij të dhisë Billy në Krishtlindje.
Pronarja Dot Smith tha se Harold ishte “i përhumbur” dhe ende viziton kasollen ku jetonte miku i tij. Ajo tani po kërkon një dhi femër për t’i bërë shoqëri Haroldit. Zonja Smith dhe burri i saj Carl thanë se Haroldit i kishte munguar shoku i tij Billy, i cili ngordhi gjatë Krishtlindjeve për shkak të pleqërisë. Ajo tha se dyshja “nuk do të ishin kurrë më shumë se tre ose katër metra larg njëri-tjetrit”.
“Kur ai kishte dhinë, ata vraponin nëpër fushë – ishte e bukur,” tha ajo. “Ai e donte shumë dhinë Billy. Ata e donin njëri-tjetrin. “Harold është pak i vetmuar tani. Nëse do të gjenim një shok për të, do të ishte vërtet e çmuar. “Ai po kërkon dikë me të cilin të luajë dhe të vrapojë në fushë me të”, tha ajo cituar nga BBC.
Çifti shpreson të gjejë një dhi për të adoptuar për Haroldin, i cili ka pasur kryesisht shoqërues meshkuj në të kaluarën. Tashmë ata po kërkojnë një shoqe “më të qetë”, për gomarin, për të cilin thonë se prej rreth 17 vitesh jeton në një fushë pranë shtëpisë së tyre, në kohën e Shën Valentinit.