Dasma e Rudina Dembacajt dhe Mark Frrokut që u mbajt dje po bën xhiron e rrjetit ku një pjesë e mirë e dasmorëve ishin personazhe të njohur publik dhe pamjet nga ceremonia u bë virale.
Duke ditur se Rudina dhe ish-bashkëshorti, babai i Viktorias gëzonin një raport shumë të mirë pas divorcit e madje ai dhe MArku kanë qenë shpesh herë bashkë në gëzime familjare ishte diskutuar shumë nesë do të ishte ai i pranishëm në dasëm.
Por vetëm disa ditë para se të martohej Aleksi dhe Rudina i prishën papritur marrëdhëniet dhe hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami, dhe ish-bashkëshorti i moderatores bëri publike lidhjen e re me vajzën që po e mban akoma mister.
Nisur nga këto marrëdhënie të krisura së fundmi pritej mungesa e Aleksit në dasmën e Rudinës me Mark Frrokun dhe kështu ndodhi./albeu.com/