“Gjirafë, si do gjesh burrë”, miss Shqipëria rrëfen si bullizohej për gjatësinë (FOTO LAJM)

Edhe pse u shpall më e bukura e vitit 2020, Iljada ka zbuluar se shumë njerëz i venë në pah gjatësinë e saj si një problem ndoshta dhe për të mos gjetur burrë.

Ajo ka treguar se kur ka qenë në 9-vejçare është bullizuar për shkak të gjatësisë dhe kishte edhe nga ata që e quanin gjirafë.

Ndër të tjera ka treguar se shumë djem intimidohen nga ajo për gjatësinë e saj.

“Ka dhe djem të cilët nuk intimidohen. Kanë vetëbesim. Ata që intimidohen fillojnë sikur të mbrojnë veten. Nëse janë më të shkurtër se unë fillojnë thonë je shumë e gjatë ti, nuk jam i shkurtër, je ti shumë e gjatë, si do gjesh burrë etj. Më përpara më ka shqetësuar shumë pasi pothuajse jam bullizuar për gjatësinë time. Kam qenë shumë e gjatë gjithmonë. Thoshnin ‘gjirafë’ kur kam qenë në 9-vjeçare”, ka treguar Iljada Baci.

Pyetje: E vuaje këtë gjë?

Iljada Baci: Pak. E mendoja që do doja të isha më e shkurtër, ndërsa tani them që do doja të isha pak më e gjatë./abcnews

 


Shtuar 4.07.2021 11:51