Gjesti reagon pas Zarfit të Zi: U hodha nga muri sepse kisha një moment të vështirë…

Mbrëmjen e djeshme, Gjesti ka thyer rregulloren e “Big Brother”, ku ka kaluar murin rrethues të shtëpisë, duke u hedhur në rrethinën e dytë të shtëpisë, e për këtë do të dënohet.

Pas marrjes së Zarfit të Zi, Gjesti ka reaguar duke shpjeguar arsyet e veprimit të tij, ku ka kërkuar falje për shkeljen e rregullave.

Në një deklaratë të sinqertë, ai shprehu emocionet e tij: “E pata një moment të vështirë. Jam duke mbajtur një ngarkesë të madhe, dy persona brenda, që s’po ma kupton kërkush. E di që kam thyer rregulla, i kërkoj falje Vëllait të Madh dhe krejt publikut që ndoshta u shqetësua për gjendjen time, po mirë jam. Pata një moment të vështirë!”.

Reagimi i tij ka ngjallur diskutime në rrjet, ku fansat e “Big Brother VIP” kanë shprehur mbështetje, por edhe kritika për veprimin e tij. Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë produksioni pas këtij incidenti.


Shtuar 27.02.2025 09:11