Punonjësit e Policisë së Shkodrës kanë ndërhyrë menjëherë dhe, duke rrezikuar jetën e tyre, kanë shpëtuar një 59-vjeçare që ishte hedhur në ujërat e lumit Buna me qëllim vetëmbytjeje.
Rreth orës 09:30, në Sallën Operative është marrë njoftimi për ngjarjen dhe shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Efektivët e Policisë kanë hyrë në ujë dhe kanë arritur të nxjerrin nga lumi shtetasen V. T., 59 vjeçe, në gjendje të rëndë, por me shenja jete.
Të lidhura
None found
Pas nxjerrjes nga uji, policët i kanë dhënë ndihmën e parë, ndërsa ajo është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Policia vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
