Gazetarja Gerta Gixhari ka rrëfyer për herë të parë njohjen me partnerin dhe babain e fëmijëve Iljaz Labin.
Ishte dashuri me shikim të parë, ka treguar Gerta gjatë një rrëfimi me banorët e Big Brother VIP Albania ndërsa shton se e ka njohur gjatë një interviste pune.
“Po flisnim në telefon, për intervistë me një drejtoreshë. Marr grupin e xhirimit dhe shkoj në portin e Durrësit. Unë qëndroj në makinën e punës. Vjen ky me makinë, dhe zbret, unë nuk e kisha mendjen. Zbres unë dhe e shoh ktë, reagimi im i parë kur e pash këtë ishte: ëaë. E dhashë shumë veten, ndalova në vend, nuk e kuptova as vetë. Kam reaguar direkt “ëa thash unë, çështë ky bukurosh”. – tregon ndër të tjera gazetarja.
Ajo që fansat kanë vënë në dukje është se edhe Olta, motra e Gertës ka treguar pothuajse të njëjtën histori në lidhje me njohjen me Dorin. Olta njësoj si motra, ka rrëfyer se ka rënë në dashuri me shikim të parë, madje sapo e pa ka shtangur dhe reaguar me habi.