Armina Mevlani është shumë aktive në rrjetet sociale, ku bisedon shpesh me ndjekësit, që kanë kuriozitet për shumëçka nga jeta e saj. Edhe dje në Instagram, ajo ka ka zhvilluar një “mini-intervistë” virtuale, lidhur me rutinën e kujdesin për pamjen e jashtme.
Nuk kanë munguar njerëzit që e akuzojnë për botox e ndërhyrje, siç ndodh shpesh me personazhet e njohur.
“Pse i mëshon kaq shumë faktit jam natyrale kur ke bërë dhëmbët, vetullat, botox?”, pyetje që Armina nuk e ka lënë pa përgjigje, “për kulturë”.
“Të gjitha këto që përmendët janë mirëmbajtje dhe jo ndërhyrje për të mos quajtur dikë natyral. Unë nuk kam asnjë ndërhyrje estetike, dhe nuk do kisha problem ta pranoja. Ndër të tjera, vetullat i kam krejtësisht origjinale, pa microblanding. Edhe tek dhëmbët nuk kam ndërhyrë, përveç dy të parët që më janë thyer në moshë të vogël”, shkruan Armina, duke iu dhënë një përgjigje të gjithë atyre që dyshojnë.