“Game of Thrones” po bën “namin”, por fëmijët e Kit Harington ende s’e kanë parë (VIDEO)

Kit Harington luajti personazhin Jon Snow në serialin epik të fantazisë “Game of Thrones” për tetë sezone nga 2011 deri në 2019 dhe ishte një hit i madh. Megjithatë, aktori shprehet se fëmijët e tij nuk do ta shikojnë kurrë serialin, shkruajnë mediat e huaja.

“Unë nuk mendoj se ata do të duan të shikojnë ‘Game of Thrones’,” tha Harington për E!
“Unë ju garantoj absolutisht se ata ndoshta nuk do të duan kurrë ta shikojnë këtë serial, ” shtoi ai.

Në set, Harington u takua me gruan e tij Rose Leslie, e cila luajti Ygritte për tre sezone nga 2012 në 2014. Kur u pyet nëse fëmijët e tij do të dëshironin ose do të ishin të interesuar të shihnin marrëdhënien e tij me Leslie të zhvillohet në ekran, ai tha: “Unë nuk mendoj se ata kanë për ta pëlqyer këtë gjë”.

Harington dhe Leslie u martuan në vitin 2018 dhe kanë dy fëmijë së bashku – një djalë tre-vjeçar dhe një vajzë një-vjeçare.


Shtuar 17.08.2024 08:54