Kim Kardashian është e mërzitur pasi Kanye West ka përdorur sërish rrjetet sociale për të treguar mosmarrëveshjet e tyre dhe ajo beson se ajo që ai po bën është e dëmshme për fëmijët e tyre.
Kanye tha para dy ditësh:
“Kim nxirr fëmijët e mi nga Sierra Canyon, tani është një shkollë e rreme për të famshmit që përdoren nga ‘sistemi’”, shkroi reperi me shkronja kapitale në Instagram të mërkurën mbrëma.
Burime për TMZ thonë se Kim i regjistroi fëmijët e tyre në shkollë për 2 arsye shumë të mira:
- është një “shkollë fantastike”
- fëmijët e tyre kanë nevojë për qëndrueshmëri në jetën e tyre.
Një burim tha: “E vetmja zgjidhje që Kanye i ka ofruar shkollës në shenjë proteste – në të cilën fëmijët kanë qenë që në moshën parashkollore ka qenë vendosja e tyre me mësues të paakredituar dhe shkollën e tij të paakredituar Donda, e cila ka qenë e mbushur me padi. “
Burimi vuri në dukje se Kim i lejoi fëmijët e tyre të shkonin në Donda për aktivitete pas shkollës, por ndaloi kur shkolla u mbyll.
Për më tepër thuhet se Kanye u tha fëmijëve të tij shkolla nuk është e nevojshme, diçka që e ka frustruar Kim.
Burimet shtojnë se Kanye nuk i sheh fëmijët e tij shpesh, ndonjëherë për muaj të tërë, dhe Kim beson fort se fëmijët e tyre kanë nevojë për qëndrueshmëri, që është ajo që ajo po siguron për ata.