Futbollisti i Kombëtares në një lidhje dashurie me moderatoren nga Kosova

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, duket se nuk është më beqar. Prej disa muajsh, ai po shijon një romancë me moderatoren sportive nga Kosova, Lorina Dula.

Burime për “Panorama Plus” bëjnë me dije se lidhja mes tyre është mbajtur larg vëmendjes së publikut, me çiftin që ka preferuar diskrecionin. Megjithatë, disa detaje nuk kanë kaluar pa u vënë re.

Lorina jeton në Prishtinë dhe është figurë e njohur në median sportive, pasi drejton një emision në “Klan Kosova”.

Prej nëntorit të vitit të kaluar, ajo është parë të ndjekë ndeshjet e Kombëtares shqiptare nga afër, duke treguar mbështetje të hapur për kuqezinjtë – shpesh edhe me pozime në rrjete sociale ku mban veshur fanellën e ekipit.


Shtuar 10.04.2025 19:23