Dokumenti/ Zyrtarizohet divorci i Leka Zogut dhe Elia Zaharisë

Elia Zaharia është divorcuar zyrtarisht nga Princ Leka. Gjykata e Tiranës, më 25 prill ka vendosur të zgjidhë martesën mes Leka Zogut dhe aktores.

Sipas vendimit të Gjykatës, tradhtia nuk ka qenë arsye e përfundimit të martesës së çiftit të njohur. Në vendim thuhet se Elia Zaharia dhe Princ Leka janë ndarë për shkak të konflikteve të vazhdueshme, mungesës së komunikimit dhe ndërprerjes së bashkëjetesës, fakte të pranuara nga aktorja si edhe 42-vjeçari. Gjithashtu në këtë vendim është përcaktuar se aktorja nuk do e mbajë më mbiemrin Zogu, por do të rikthejë atë të vajzërisë, Zaharia.

Skandali mbretëror doli në sipërfaqe në fillim të marsit, ku edhe në media u shfaqën pamje nga përplasja fizike të Princ Lekës dhe Elia Zaharias.


Shtuar 8.05.2024 11:07