FOTOT/ Brenda apartamentit mahnitës të Jessica Chastain, del në shitje me një shifër marramendëse

Aktorja e njohur Jessica Chastain po nxjerr në shitje apartamentin e saj mahnitës në Manhattan, me një shifër marramendëse prej 7.4 milionë dollarësh. Apartamenti ndodhet në 205 West 57th Street në ndërtesën historike Osborne të vitit 1885.

Një holl me bukuri të pakrahasueshme të çon në apartamentin 4B që ruan shumë nga detajet e tij origjinale si mermeri, mozaikët, sipërfaqet e praruara dhe dritaret prej xhami Tiffany. Ylli i “Zero Dark Thirty” e bleu atë për 5.1 milion dollarë në 2015 nga kompozitori amerikan Adam Geteleno.

Sipas Wall Street Journal, apartamenti luksoz me katër dhoma gjumi me pesë oxhaqe, i cili u rinovua së fundmi, dallohet për një estetikë minimale elegante që dominon, së bashku me detajet e zbukuruara të së shkuarës të kombinuara me ngjyrat e theksuara të letrave të murit Ralph. Druri, materialet natyrore dhe ngjyrat e buta kompozojnë një ambient ëndrrash për një stil jetese luksi të vërtetë në një peizazh urban plot gjallëri.


Shtuar 4.06.2024 14:31