FOTO/ Tjetër lajm i mirë nga Parashqevi Simaku, pas shumë vitesh kontakton vëllain dhe nipat

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, është rikthyer në vëmendjen e publikut pas shumë vitesh ku ajo u pa në gjendje të mjerueshme në rrugët e New Yorkut.

Figura ikonike e muzikës shqiptare, ka lënë gjurmë më zërin dhe intepretimin e saj në vitet 80’ dhe 90’. Mbrëmjen e djeshme bizesmeni shqiptar Elton Ilirjani ndau një video ku tregpnte se i kishte siguruar një dhomë në hotel për tre javë.

Tashmë Ilirjani ka dhënë një tjetër lajm për Parashqevi Simakun, ai shkruan se ikona e muzikës pas shumë vitesh është në kontakt me familjen.

“Parashqevia u lidh pas shumë vitesh me vëllain e saj dhe nipat dhe mbesën! Familja e saj është tashmë në kontakt”, shkruan ai.


Shtuar 16.12.2024 18:55