FOTO/ Shpati feston ditëlindjen dhe urimin më të ëmbël e mori nga bashkëshortja!

Shpat Kasapi feston sot ditëlindjen dhe mes urimeve të shumta ka spikatur urimi i gruas së tij, Selvijes.

‘Urime ditëlindjen burri im, mbreti i zemrës time. Dhe 100 jetë të kisha, prap do të kërkoja e do të doja çdo ditë e më shumë. Je gjithçka për mua, i vetmi im, pronari i zemrës sime”, shkrun ajo krahas fotos së tyre.

Edhe pse çifti u përfol për një periudhë krize, së fundmi të dy i kanë hedhur poshtë këto aludime. Kujtojmë se Shpati dhe Selvija janë prindër të një djali.

 


Shtuar 2.05.2024 14:49