FOTO/ Semi Jaupaj bën ndryshimin drastik në pamje

Këngëtarja e njohur Semi Jaupaj, është një nga personazhet e njohur të ekranit që guxon të ndryshojë look-un e saj. E një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundmi.

Një ditë më parë, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” disa fotografi të reja, ku tregon edhe ndryshimin drastik që ka bërë me flokët.

Ish-banorja e edicionit të parë të “Big Brother VIP”, nuk është më me flokë të shkurtë dhe as me ngjyrën xhinxher.

Semi ka vendosur që kësaj radhe flokët t’i zgjasë dhe t’u japë një nuancë krejt tjetër nga ajo që kishte më parë.

Fansat duket se e kanë pritur mjaft mirë këtë ndryshim të Semit, pasi ia kanë mbushur postimin me komplimente.

“Epokë e re…”, ka shkruar ndërkohë Jaupaj krahas këtyre fotografive që menjëherë kanë tërhequr gjithë vëmendjen.

Madje duket se Semi po paralajmëron diçka, pasi ka vendosur që të heqë çdo postim që ka patur më parë. Mos vallë me këtë pamje të re këngëtarja është duke u thënë fansave që shumë shpejt do të sjellë një këngë të re?


Shtuar 30.06.2024 09:16