Përgjatë ditëve të fundit në rrjet është përfolur se Big Mama është në pritje për t’u bërë nënë. Aludimet nisën nga një festë për zbulimin e gjinisë së foshnjës, ku këngëtarja po mbante tullumbacin ku shkruhej “Vajzë apo djalë?”
Mirëpo, këto thashetheme nuk janë të vërteta. “Prive” ka zbuluar se protagonistja e festës nuk ka qenë Big Mama.
Fotot ishin shkrepur nga eventi për ardhjen në jetë të foshnjës që pret bashkëshortja e vëllait të saj.