Pas publikimit të një videoje në Instagram ku Dea Mishel shihet në përqafim me një mashkull gjatë një eventi, në media online menjëherë u raportua se bëhet fjalë për të dashurin e saj të ri.
Por, influencerja dhe ish-banorja e BBVA ka reaguar menjëherë duke sqaruar situatën përmes një shkrimi të drejtpërdrejtë:
“Mos më lidhni me çdo njeri në planet! Aldo Hako është shoku im i ngushtë” – shkruan ajo.
Ky reagim vjen si një përpjekje për të qartësuar publikun dhe për të ndalur spekulimet që po qarkullojnë në media dhe rrjetet sociale.