Foto me partneren e re? Bojken Lako tregon çfarë fshihet pas postimit që përfol për lidhjen e dashurisë

Pak javë më parë, Bojken Lako bëri publike lidhjen e re të dashurisë. Ai ndau në Instagram ë një foto ku shfaqej dora e një vajze. Sot, kantautori ka deklaruar se fakti që e ka postuar atë foto në faqen e tij personale do të thotë që është diçka e mirë.

“Po shiko tani doja të promovoj festivalin. Nuk kam dëshirë të flas shumë sepse këtu është maja e shpërndarjes së thashethemit dhe të lajmit. Deri sa kam vënë diçka në faqen time personale normalisht ka diçka shumë të mirë që ndihem mirë edhe…”, u shpreh Lako.

Kujtojmë që artisti ka lënë pas krahëve historinë e dashurisë me Semi Jaupaj. Ata ruajnë një raport të mirë me njëri-tjetrin, dhe këtë e tregoi vetë Semi pak kohë më parë, ku shihej me ish partnerin. “Shoku im më i mirë i jetës”, shkroi ajo.

boiken lako-semi jaupaj

Shtuar 24.06.2022 09:39