Këngëtarja e njohur Halsey ka bërë daljen e parë publike pasi njoftoi fansat e saj se është diagnostikuar me lupus dhe çrregullim të rrallë limfoproliferativ të qelizave T. Ajo shkëlqeu në premierën e filmit të saj të ri, “MaXXXine”, teksa eci në tapetin e kuq me një veshje ngjyrë ari nga Bronx dhe Banco.
Seti prej dy pjesësh, i cili përfshinte një fund të gjatë dhe një top, vuri në pah format perfektë të këngëtares. E grimuar në “full glam” dhe flokë kaçurrela voluminoze, Halsey i shtoi pak shkëlqim veshjes së saj me bizhuteri nga Effy, Bondeye, Toni + Chloe Goutal dhe Nickho Rey.
Pavarësisht sfidës me sëmundjen e rëndë, Halsey duket se nuk do të dorëzohet dhe vazhdojë karrierën e saj të suksesshme.