Naomi Campbell tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me një paraqitje mahnitëse që bëri të martën, më 20 maj, në Festivalin e Filmit në Kanë.
Modelja 54-vjeçare eci në tapetin e kuq e veshur me një krijim të Dolce & Gabbana me gurë të çmuar, duke tërhequr vëmendjen e fotografëve.
Modeli i flokëve që zgjodhi ishte veçanërisht interesant, pasi Campbell preferoi të kishte një stil afro për flokët e saj.
Arsyeja pse Campbell ishte në Festivalin e Filmit në Kanë ishte për të parë filmin “Fuori” nga Mario Martoni, me Valeria Golino në rolin kryesor.
Aktorja italiane madje ka marrë lëvdata nga shtypi ndërkombëtar për performancën e saj në film, ku luan rolin e shkrimtares Goyarda Sapienza e cila është burgosur për vjedhje dhe krijon një lidhje shumë të fortë me dy të burgosur të tjerë.