FOTO/ Fansat e Noizy-t organizojnë protestë poshtë zyrës së Ulsi Manjës

Shqipëria është vend i çudirave! Edhe pse protestat janë zakonisht të rralla, një e tillë është njoftuar për ditën e nesërme, nga fansat dhe mbështetësit e këngëtarit Rigels Rajtu, i njohur si Noizy, i cili është arrestuar dhe kërkohet nga shteti i Kosovës, me dyshimet se ka dhunuar një personazh të njohur në Tik Tok.

Pas fushatës në rrjetet sociale “Free Noizy”, fansat e tij do të mbajnë pasditen e nesërme edhe një protestë para Ministrisë së Drejtësisë.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit që është publikuar nëpër rrjetet sociale, protesta thuhet se është programuar për tu mbajtur në orën 19:00, duke kërkuar ndalimin e ekstradimit të këngëtarit.

Ditën e enjte, Gjykata e Tiranës la në qeli reperin Noizy dhe DJ e tij, Bahtjar Bajraktari, i njohur si DJ Crax, duke iu caktuar masat e sigurisë “Arrest me burg”.

Ata u arrestuan të mërkurën në Shëngjin, me qëllim ekstradimin drejt Kosovës, pasi dyshohen për dhunimin e personazhit të TikTok, Muhamet Iseni i njohur si Medi, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 2 Gushtit në një klub nate në Pejë.

Në kërkim për këtë ngjarje është shpallur dhe reperi tjetër, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.

Si Noizy, po ashtu edhe Stresi në reagimet e tyre kanë mohuar akuzat.


Shtuar 11.08.2024 23:35

Tags: ,