Foto e tyre bëri bujë në rrjet, Capital T zbulon çfarë po kurdis me Nevina Shtyllën (VIDEO)

“Buzëqeshje”, shkroi Nevina Shtylla në një foto të postuar në Instagram para disa ditësh kur pozonte krah këngëtarit të mirënjohur shqiptar Capital T. Fotoja u bë virale dhe të gjithë po mendonin të njëjtën gjë: një projekt i përbashkët. U tha se Nevina, e cila në moshën 16-vjeçare është shpallur edhe “Miss Shqipëria”, mund të jetë protagoniste në klipin e ri të Capital T.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Capital T (@truekapo)

Dhe duket se kjo hipotezë paska qenë mëse e vërtetë. Ka qenë vetë artisti ai që e ka konfirmuar këtë gjë ditën e sotme në rrjetet sociale. Ai ka bërë me dije se ditën e nesërme në 17:00 do publikojë projektin e ri me titull “Buzëqeshje”, ku moderatorja do jetë protagoniste. Mesa kuptohet nga videoja e shkurtër bëhet fjalë për një këngë ritmike e cila me siguri do kthehet në hit si çdo këngë e Capos. Mezi po presim!


Shtuar 9.07.2021 13:03