Fituesi i “Big Brother VIP Kosova”, Drilon Rama, vijon të jetë në qendër të vëmendjes, jo vetëm për fitoren e tij, por edhe për jetën private.
Pasi la pezull lidhjen me Sara Kolamin, e cila mbeti e pa komentuar publikisht nga të dy palët pas përfundimit të spektaklit, Driloni është kapur së fundmi nga disa pamje që po bëhen virale në rrjet.
Ai shihet në Gjermani, i afërt dhe duke shkëmbyer puthje e përqafime me një vajzë misterioze pranë një makine.
Identiteti i saj nuk dihet ende, por keto pamje kanë ndezur aludimet për një lidhje të re.