Florjan Binaj largohet nga Portokallia? Detaji që ngre dyshimet

Rolet e Florjan Binaj janë tashmë prej shumë vitesh ndër më të dashurat të ekranit shqiptar. Si polic, apo si kryeministri Edi Rama, apo shumë përsonazhe të tjerë që ka luajtur, e kanë sjellë aktorin shumë afër publikut.

Por së fundmi, mungesa e tij është vënë re në promon e “Portokallisë” dhe ndjekësit e kanë pyetur njëzëri nëse do të largohet nga emisoni i humorit.

Binaj në këtë kohë është në një ekspeditë turistike në Kenia të Afrikës.

Nuk dihet nëse Flori do t’i bashkëngjitet programit më vonë apo bëhet fjalë për ndonjë largim përfundimtar, siç po përflitet. Mbetet për t’u mësuar.


Shtuar 1.03.2022 14:23