Sot është një ditë e veçantë për Jonida Maliqin. Këngëtarja ka ditëlindjen dhe feston 39 vjetorin.
Pavarësisht se prej kohësh e shkëputur nga muzika dhe e fokusuar te moderimi dhe biznesi, Jonida mbetet një ndër këngëtaret e preferuar shqiptare me hite të padiskutueshme.
Këngëtarja ëhstë kthyer në një ndër influencerat më të mëdha në vendin tonë përsa i përket stilit të veshjes dhe të dukurit bukur. E fokusuar të këto dy të fundit, këngëtarja nuk i le aspak vend viteve të dalin në pah.
Jonida është prej 10 vitesh nënë e një djali, Danit. Jeta e saj personale do jetë gjithmonë në qendër të mediave pasi publiku ka mjaft interes./albeu.com/