Festoi ditëlindjen në Capri, sa i kushtoi veshja luksoze Rudina Dembacajt (FOTO LAJM)

Ditëlindjen e 34 Rudina Dembacaj ka zgjedhur ta ketë shumë special dhe e ka festuar në një udhëtim me partnerin e saj Mark Frroku, në Capri.

Nga atje aktorja ka ndarë mjaft pamje ku duket se po kalon për mrekulli.

Ajo ndau foto edhe nga dita e ditëlindjes dhe veshja e saj ra mjaft në sy. Faqja “Albania Street Style” në Instagram ka zbuluar se Rudina është veshur me markën “The Attico” dhe fustani lejla I ka kushtuar 770 euro ndërsa këpucët portokalli me të cilat e kishte kombinuar I kanë kushtuar 530 euro.

Në total veshja e ditëlindjes Rudina Dembacajt I ka kushtuar 1300 euro dhe mund të themi me bindje se ka shkëlqyer me këtë zgjedhje./albeu.com/


Shtuar 6.07.2021 11:21