Fedez përlot Chiara Ferragni-n, i bën dedikim romantik në mes koncertit (VIDEO)

Fedez i bëri një dedikim emocionues nga skena e koncertit në Piazza Duomo të Milanos bashkëshortes së tij, Chiara Ferragnit.

“Falenderoj personin më të rëndësishëm që ka qenë pranë meje dhe që është gruaja ime. Të dua shumë, i tha Fedez blogeres, duke e kërkuar me sy nëpër sallë.

Chiara u shfaq e përlotur dhe këtë moment e postoi në Instagram.

“Tre muaj më parë, me diagnozën tënde, dukej e pamundur që të organizohej ky koncert më 28 qershor dhe të performoje pas operacionit. Dje ishte hakmarrja jote ndaj jetës dhe nuk mund të jem më krenare se kaq për ty”, shkroi blogerja për Fedez, i cili në mars u diagnostikua me kancer në pankreas.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni)