“Fati më vuri në sprovë”, mesazhi frymëzues i Hueyda El Saied për gratë që po bën xhiron e rrjetit (VIDEO)

Në  23 nëntor u nda nga jeta në moshën 46-vjeçare artistja, Hueyda El Saied, pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Pavarësisht sëmundjes që ajo po kalonte, Hueyda përcillte vetëm mesazhe pozitive dhe frymëzuese me ndjekësit e saj në rrjetet sociale që së fundmi është bërë mjaft viral.

“Refuzoj ta shoh botën bardhezi”, shkruante moderatorja e ndjerë në postimet e saj në Facebook.

Në Ditën Ndërkombëtare të Grave, artistja ka shpërndarë një mesazh domethënës për të gjitha gratë.

Ajo u thotë grave ta duan veten ashtu siç janë, pasi bukuria nuk është standart.

Mes këshillave për gratë dhe vajzat ajo ka zbuluar pak edhe për sëmundjen e saj, pasi ka thënë se para se ta vinte fati në sprovë, ajo kishte shumë dëshira për të ndryshuar, apo “përmirësuar” pamjen e jashtme.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e Grave dhe doja t’ju thosha disa fakte. Dëshiron të humbësh apo të vendosësh disa kile, pavarësisht kësaj aktualisht ti je një grua, apo vajzë e bukur.

Dëshiron të jesh pak më e gjatë, apo pak më e shkurtër, pavarësisht kësaj ti je një grua e bukur.

Dëshiron të jesh brune, bjonde, apo të kesh më pak, pak më shumë forma, të kesh flokë të shkurtra, kaçurrela, të drejta, të kesh më pak celulit, më pak rrudha, pavarësisht kësaj ti je një femër e bukur.

Deri para pak kohësh kisha shumë nga këto dëshira, por fati më vuri në sprovë dhe tashmë them bukuria nuk është standarte, por papërsosmëria është e bukur. Bukuria është kur je vetvetja, kur je e talntuar, kur je e edukuar, kur je e fortë.”


Shtuar 27.11.2021 15:00