Fansi u bë gati ta godiste/ Bebe i nxjerr fytyrën para të gjithëve: Mos luaj me mua

Nuk kanë fund incidentet për Bebe Rexhën. Në një nga koncertet e saj në Norvegji, këngëtarja me origjinë shqiptare, teksa ishte në skenë ka kërkuar që të largohet një spektator. Ajo madje e paralajmëroi se do të ndërmerrte hapa ligjorë pasi ai tentoi të hidhte një send drejt saj gjatë performancës.

Ngjarja ndodhi kur ajo po këndonte hitin “I’m Good (Blue)” dhe në videot e shpërndara shihet Bebe ku i drejtohet spektatorit me një gjuhë të ashpër.

“Nëse më godet në skenë me diçka, do të të marr gjithçka. Mos guxo të luash me mua në këtë moment”.

Në një tjetër video, ajo përpiqet të identifikojë personin.

“Cili? Ma tregoni personin. Dua ta shoh”, thotë ajo përpara se ta dallojë. “Jashtë. Dil jashtë. Kaq ishte. Mori fund për ty”.

Pasi e nxorën nga koncerti, Bebe rinisi këngën që po performonte dhe vazhdoi koncertin.


Shtuar 9.07.2024 11:29