“Është më e bukura në botë”, Capital T flet si asnjëherë për të dashurën e tij

Sot janë thyer shumë zemra gocash. Pasi më në fund Capital T pranoi se është në një lidhje e madje foli me fjalët më të bukura për partneren e tij.

Në një intervistë për Radio Dukagjinin artisti foli lidhur me jetën e tij personale, duke pranuar se është i përfshirë në një lidhje dashurie dhe të dashurën e tij e cilësoi si “më e bukura në botë”.

Nga fjalët e tij ndjehet dashuria ndaj partneres së tij, e cila siç ka thënë ai do të jetë pranë tij edhe në momentet më të rëndësishme të karrierës së tij artistike, duke e shoqëruar gjatë koncertit në Prishtinë.

“Normale që kam partnere. Për mua është më e bukura në botë. Do jetë edhe në koncert. Qëllimi kur je në një lidhje është martesa. Por, momentalisht nuk i kemi ato plane.”-tha ai.

Kujtojmë se prej disa kohësh, Capital T përflitet se është në një lidhje me modelen Adrola Dushi.


Shtuar 28.07.2023 15:58