“Është mbesa ime”, Nora Malaj tregon lidhjen me këngëtaren me famë ndërkombëtare

Nora Malaj ka bërë të ditur se Ava Max është mbesa e saj. Teksa ishte e ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’, ajo po fliste për njerëzit që kan korrur sukses dhe jashtë vendit.

Në bisedë e sipër, Malaj tha se këngëtarja me origjinë shqiptare e cila po bën bujë në botë është mbesa e saj.

“Media të ndryshme flasin per familjet që kanë ardhur nga një shtet dhe janë bërë personalitete në fushën e muzikës. Këtë e kam dhe nga vetja ime me lidhjen që kam me Ava Maxin, se në fakt është mbesa ime realisht,” tha ajo.


Shtuar 12.05.2021 12:53