“Është i rreptë”, Sara Hoxha zbulon tre gjërat që nuk i pëlqejnë te Ledioni

Trashëgimtarja e “Top Channel” Sara Hoxha ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ku përveç punë në televizion, ajo ka folur dhe për jetën e saj personale.

Sara ka zbuluar gjërat që nuk i pëlqejnë te bashkëshorti i saj. Ledion Liço.

“Gjëja e parë që nuk më pëlqen është kjo, që i thotë gjërat që nuk i pëlqejnë tek unë. E ka filtrin shumë më të largët se timin. Nuk ka filtra fare. Gjëja e dytë është një binjak i luhatur, unë sikur merrem me dy njerëz njëkohësisht. Njëherë thotë më pëlqen këtu, pastaj thotë jo. E treta është se Ledioni është shumë kërkues ndaj meje. Ai ka një ide për mua se si unë mund të jem për potencialin tim. Ai më blen libra për të lexuar kur ikim me pushime, ndërsa unë nuk i lexoj. Ai fillon ‘përse rri në telefon’, sepse ai lexon për vete. Më thotë sa mirë lexoje atëherë kur u lidhëm”, ka thënë Sara.

Gjithashtu ajo ka folur dhe për prindërimin, temë e pashmangshme duke qenë se është nënë e dy djemve dhe është në pritje të fëmijës së tretë.

E pyetur nga Donaldi se cili nga ata është më i rreptë me djemtë e vegjël, Sara tha se është Ledioni.

“Ledioni, unë vdes për ata, mua ata ma kanë pirë lëngun”, tha Sara./albeu.com


Shtuar 11.06.2022 10:30