Është apo jo në lidhje me Loredanën? Joz Marku zbulon të vërtetën

Jozefin Marku ka qenë dhe një ndër banorët më të komentuar të Big Brother Vip Albania.

Përpos tensioneve të krijuara në shtëpi dhe ngjarjes së ndodhur natën kur dhe ai u eleminua, ai është komentuar gjerë e gjatë edhe për lidhjen e tij me një nga vajzat më bukuroshe të shtëpisë, pikërisht me Loredanën.

Por, pas përfundimit të këtij programi askush nuk e kuptoi se çfarë ndodhi me ta. E së fundmi ka qenë vetë Jozi i cili ka vendosur që t’i vërë pikat mbi “i”.

I pyetur në emisionin “Goca dhe Gra” lidhur me marrëdhënien e tij me Lorin, ai la të kuptohet se raporti mes tij dhe Loredanës vazhdon.

“Nuk mund ta themi se jemi bashkë apo jo. Kemi momentet tona të bukura. Do ia lëmë kohës,” u shpreh ai ndër të tjera.


Shtuar 18.05.2025 19:43

Tags: ,