Është 24 orë pjesë e ekranit, e gjeni dot se për cilën aktore bëhet fjalë (FOTO LAJM)

Arjola Demiri është momentalisht një ndër figurat e ekranit më të përfolura. Ajo është 24 orë në ekran si pjesë e “Big Brother VIP” ku emri i saj përflitet edhe si fituese.

Nëna e tre fëmijëve dhe ish-Miss-i, njihet gjerësisht si e bukura e Tropojës, por një video që së fundmi është bërë virale në rrjet tregon se aktorja ka kryer operacion plastik dhe ajo që vihet re më shumë është ndryshimi i hundës. Intervista e aktores është bërë 7 vite më parë, kur emri i saj nuk ishte aq publik sa sot.

Kujtojmë se pak dit më parë Albeu.com zbuloi ish bashkëshortin e Arjola Demirit prej të cilit aktorja ka treguar se ka vuajtur shumë. Ai është Ajax Boshnjaku, personazh i njohur për mediat dhe botën e krimit. Emri i Ajax Boshnjakut është bërë i njohur në tetor te 2018 ku ishte i përfshirë në masakrën e ish-Bllokut ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha. Ajaxi, miku i i Ervin Matës u akuzua për moskallëzim krimi.