Është 24 orë në ekran, e gjeni dot se për cilën aktore bëhet fjalë? (FOTO LAJM)

Spektakli “Big Brother VIP” është shndërruar në një ndër programacionet më të ndjekur dhe të komentuara në vendin tonë. Pjesë e shtëpisë janë bërë personazhe të njohur të ekraneve tona.

Vajza që shihni në foto është aktorja Monika Lubonja, e cila me karakterin e saj të veçantë është vënë jo pak herë në qendër të vëmendjes.

Kujtojmë se aktorja ka lindur më 13 Prill të vitit 1968 në Tiranë. Ajo ka përfunduar studimet në institutin e lartë të arteve në degën e Dramës dhe më pas në vitin 1992 u emërua aktore në teatrin kombëtar.

Ajo do të luante një sërë rolesh në skenën shqiptare, ku specifika e saj qëndronte tek aftësia e saj për interpretimin e figurave iliriko-poetike.

Gjithashtu ajo dëshmoi edhe aftësi interpretuese në rrafshin e komikës./albeu.com/


Shtuar 1.01.2022 10:18