Eros Grezda vjen në Tiranë, me kë po “tërbohet” Oriola Marashi në Stamboll (FOTO LAJM)

Pak ditë më parë, fansat e Oriola Marashit dhe Erios Grezdës vunë re se dyshja nuk ndiqej më në Instagram me njëri-tjetrin. Ky fakt i shqetësoi të gjithë, duke qenë se ata jetuan prej me shume se një viti një histori dashurie, e cila u tha se u kurorëzua edhe me fejesë. Kështu lindën dyshimet se mes tyre ka pasur një krisje në marrëdhënie dhe këto aludime në fakt rezultojnë të vërteta.

Miqtë e dyshes kanë konfirmuar se Oriola dhe Erosi janë ndarë, duke prishur në këtë mënyrë planin që kishin bërë për martesë. Sipas raportimeve, arsyeja e prishjes së fejesës së tyre ka qenë distanca dhe keqkuptimet e shpeshta për shkak të largësisë, duke qenë se Oriola nuk dëshiron të lërë karrierën si modele.

Por pas ndarjes, në rrjet nuk kanë munguar as thumbat dhe autore e tyre ka qenë përgjithësisht Oriola. Pak ditë më parë modelja ironizoi me një InstaStory ku nënkuptonte se Grezda po “I lutej”, por shumë shpejt duket se ajo është penduar për këto fjalë dhe nëpërmjet një tjetër InstaStory ajo le dyshimet për një rikthim të mundshëm me Grezdën.

“Prap të du”, shkruan Oriola në Instagram duke lënë kështu shprsa si për futbollistin edhe për fansat.

Së fundmi Grezda ka zbuluar në Instagram se ndodhet në tiranë, por Oriola është “arratisur” drejt Stambollit ku duket se po I shijon këto ditë pushimesh në maksimum duke u dëfryer.

Modelja ka zbuluar se është në shoqërinë e motrës së saj dhe dy miqve të ngushtë./albeu.com/


Shtuar 8.06.2021 10:11